FIDANISHTJA

Ymeri: Serbia e bëri Thaçin president

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i është rikthyer kritikave ndaj kreut të shtetit Hashim Thaçi.

“I ashtuquajturi President, Hashim Thaçi, paska deklaruar se marrëdhëniet me Serbinë i kemi më të mira se ç’prezantohen në publik. Kur flet në shumës, me gjasë Hashim Thaçi e ka fjalën për klanin ‘Pronto’, sepse populli i Kosovës marrëdhëniet me Serbinë i ka më të këqija sesa ato duket në publik”, ka thënë Ymeri.

Mobi Casa

Sipas tij, Serbia po e bllokon Kosovën në organizmat ndërkombëtarë, po e lufton Kosovën së brendshmi përmes projekteve si “Zajednica” dhe projekteve kolonizuese si “Lugina e Diellit”, derisa sipas tij, ajo përmes “Listës Srpska” po e bllokon formimin e ushtrisë së Kosovës.

“Por, Thaçi vërtet i ka punët mirë me Serbinë. Për shkak të dëgjueshmërisë së tij ndaj Serbisë, përmes deputetëve të Listës ‘Srpska’ ai u bë president. Për të mos qenë kurrë i tillë”, ka shkruar Ymeri në facebook.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.