GRANDEMALL

Ymeri: SBASHK-u do ta vazhdojë grevën, shtesa nga Qeveria nuk ka të bëjë asgjë me kërkesat e grevistëve

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i vendit, Albin Kurti sot në një konferencë për media tha se inflacioni ka rënduar jetën e qytetarëve në Kosovë, prandaj do të fillojnë me një pako të re mbështetëse.

Ndërsa, sekretari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK), Ymer Ymeri ka thënë se ndihma ekonomike e cila është bërë për shkak të inflacionit nuk ka të bëjë asgjë me kërkesat e grevistëve.

Ymeri në një prononcim për Telegrafin ka thënë se nuk kanë asnjë arsye që të shqyrtojnë mundësinë nëse do të tërhiqen apo jo nga kërkesat e tyre.

Hidromorava

Ai tha se greva në arsim vazhdon.

“Qeveria Kurti prej pakos emergjente i ka nda disa ndihma për shkak të inflacionit dhe s’ka të bëjë ajo kurrgjë me kërkesat tona. Për shkak të inflacionit e kanë bërë një ndarje të ndihmave ekonomike financiare. Kërkesa jonë ka qenë 100 euro rritje në pagën bazë deri në implementin e ligjit. D.m.th. s’ka të bëjë kjo kurrgjë me kërkesat tona dhe prandaj s’kemi asnjë arsye që të shqyrtojmë nëse do të tërhiqemi ose jo prej kërkesave. Greva vazhdon”, tha ai. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.