Ymeri: Republikën e qytetarëve do ta bëjmë me instruksionet e qytetarëve

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri u ka thënë protestuesve se para 8 vitesh, po në këtë shesh, mijëra qytetarë ishin mbledhur për të pritur formimin e Republikës.
Sipas tij, qindra mijëra qytetarë në shesh e qindra mijëra të tjerë në shtëpi e prisnin shpallen e Republikës.
Por sipas Ymerit, për tjetër shtet festohej atë ditë, e tjetër kishte në mendje pushteti.
“Republika ishte në shesh, shteti i pushtetarëve brenda kancelarive. Republika e qytetarëve, kërkonte zhvillim, pushteti u jepte privatizim, uzurpim, kapjes të shteti”.
Sipas tij, sot të gjithë kanë dalë që të bëhet kapërcimi, siç ka thënë ai “që ti bashkojmë qytetarët”
“Republikën e qytetarëve do ta bëjmë me instruksionet e qytetarëve. Së pari nga pushteti ti heqim Isën, Hashimin, Kadrinë e të tjerët”, ka thënë Ymeri.
Siç ka vlerësuar kryetari i VV-së, Kosova sot nuk ka vetëm popullsi.
“Siç po shihet ka popull që i del zot shtetit, republikës, pavarësisë e demokracisë – që i del zot vetes”, ka thënë ndër tjerash Visar Ymeri. /Telegrafi/