GRANDEMALL

Ymeri: Ramushi gaboi

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Shkuarja e Ramush Haradinajt në takimin me liderët, të ftuar nga presidentja Atifete Jahjaga, ka qenë gabim politik dhe nuk është bërë në dakordim me Lëvizjen “Vetëvendosje”. Kështu ka thënë gjatë një interviste për gazetën “Zëri” lideri i “Vetëvendosjes”, Visar Ymeri, duke bërë të ditur se dy ditë para këtij takimi, Haradinajt i kishin sugjeruar që t’I thotë “jo” ftesës së presidentes.

Ai thotë se në Kosovë sa më shpejt duhet të organizohen zgjedhjet e parakohshme, ku partitë e bllokut opozitar, bashkë me pjesëtarët e shoqërisë civile, do të shkojnë me një listë të përbashkët, përderisa rregullat e koalicionit do t’i caktojë “Vetëvendosja”.

Uji Dea

Kreu i parties më të madhe opozitare është i bindur se aktualiteti politik dhe institucional nuk e lejon zgjedhjen e cilitdo politikan president të Republikës së Kosovës, me ç’rast, sipas tij, do të pengohet edhe zgjedhja e Hashim Thaçit, qoftë nëpërmjet gazit lotsjellës, apo formave të tjera të kundërshtimeve politike.

Ai thotë se subjekti i tij politik mund të bashkëpunojë me LDK-në, në qoftë se në krye të saj vjen Vjosa Osmani.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.