RCCOLA

Ymeri: Qytetarët gjilanas kundër Zajednicës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Lëvizjes VV, Visar Ymeri, të shtunën gjatë tubimit me qytetarët e Gjilanit për dëmet që ia sjellin Kosovës marrëveshjet me Serbinë si dhe marrëveshja për Demarkacion me Malin e Zi, ka thënë se Isa Mustafa e ka pranuar se Kosovës nuk ju është deshtë Zajednica, por sipas kësaj po del se në këtë rast Serbisë ju ka dashtë, si kundër edhe partia tjetër në pozitë ka thënë se Kosovës nuk i duhet Zajedncia.

Serbisë ju ka dashtë, si kundër edhe partia tjetër në pozitë ka thënë se Kosovës nuk i duhet Zajedncia.

“Në këtë rast Serbisë po i plotësohet një kërkesë shumë e dëmshme për Kosovën, gjë që asnjë kërkesë që vjen prej Serbisë për Kosovën nuk është e mirë, sepse Serbia edhe më tej mban qëndrim armiqësor ndaj Kosovës”, ka theksuar Ymeri, duke shtuar se Serbia me Zajednicën po e minon për së brendshmi Kosovën, ajo po faktorizohet dhe fuqizohet edhe më shumë politikisht, si kundër do të ketë kontroll shumë më shumë në Kosovë.

Duke sqaruar para qytetarëve gjilanas, se Serbia përmes Listës Serbska nuk po e lejon formimin e Forcave të Sigurisë në Kosovës, Ymeri, ka thënë se 110 deputet janë për krijim të FSK, ndërsa vetëm 10 janë kundër dhe nuk po lejojnë. “Pra kjo është forca dhe kontrolli i Serbisë që i bën Kosovës”. Paramendoni ka shtuar Ymeri se me Zajednicën, Serbia është në gjendje t’i bllokoj institucionet e shtetit.
“Me këtë marrëveshje qeveria e Kosovës vetëm po ja krijon një mekanizëm juridik për të krijuar një minishtet brenda Kosovës me shumë kompetenca ekzekutive, duke kontrolluar shumë institucione dhe resurse të Kosovës”, ka thënë Ymeri, duke shtuar tutje, se nëse nuk e ndalin institucionet e Kosovës këtë Zajednicë do ta ndalë populli, sepse gjithmonë populli në momentet vendimtare ka ditur të reagojë në mënyrë më të mirë të mundshme.

Sipas Ymerit tashmë jemi në udhëkryq ku janë dy rrugë, me Zajednicën do shkojmë drejt bosnizimit, ndërsa tjetra është parandalimi i marrëveshjes, që më pas na shpie drejt zhvillimit ekonomik të Kosovës dhe integrimeve evropiane .

KKVITI

Ndërsa Valdete Bajrami, deputete nga Nisma, ka thënë se Gjilani ka shumë arsye për të kundërshtuar , sepse Decentralizimin e solli Lutfi Haziri, ndërsa Zajednicën kryetari i tij, Isa Mustafa, derisa më pas ka numëruar shumë dëme që ka ajo marrëveshje, teksa ka potencuar se opozita kurrë s’ka qenë më bashkuar.

Ndërkaq Ismajl Kurteshi, deputet nga LVV, ka thënë se tërheqja nga marrëveshja është e mundshme, sepse marrëveshjet me Serbinë nuk kanë statusin e marrëveshjes ndërkombëtare,Serbia këto marrëveshje i konsideron si “akte politike” .

“Nëse është marrëveshje politike atëherë, pse mos të ratifikohet në Kuvend? Pse trajtohen vetëm çështje të brendshme të Kosovës? Pse nuk është në mes Kosovës dhe Serbisë, por është në mes Prishtinës e Beogradit?”, ka pyet Kurteshi, duke treguar se si kjo marrëveshje mund të tërhiqet sipas nenit 18, pika 4 e Kushtetutës së Kosovës.

Më pas, para shumë qytetarëve të shumtë, të cilët kishin shfaq dëshirë që të jenë pjesë e këtij tubimi, folën edhe Hydajet Hyseni dhe deputetja Besa Baftiu, ndërsa qytetarët patën shumë pyetje dhe interesim për panelistët e këtij tubimi, duke ju dhënë mbështetje të madhe për të ndaluar me çdo kusht krijimin e Zajednicës, teksa qytetarët gjilanas shtruan edhe pyetje se ku është inteligjenca kosovare, që është strukur dhe nuk flet fare./rajonipress/