RCCOLA

Ymeri: Qytetarë të Luginës, mos pritini diçka të mirë prej Thaçit

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se ndryshimet kushtetuese të cilat po i propozon kryeministri Hashim Thaçi, në fakt synojnë një efekt tjetër e jo përmirësimin e gjendjes së shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Parashikoj që në kuadër të këtyre ndryshimeve kushtetuese do të përfshihen edhe ndryshimet që kanë të bëjnë me zbatimin e marrëveshjes në Bruksel. Kur të vijnë në Kuvend, deputetët e shumicës do të votojnë vetëm amendamentet që kanë të bëjnë me marrëveshjen e Brukselit, por nuk do të votohet amendamenti që ka të bëjë me Luginën e Preshevës”, ka thënë Imeri, në seancën e Kuvendit të Kosovës.

Ai i ka porositur shqiptarët e Luginës së Preshevës se nuk duhet të kenë shumë shpresë për shkak se “Kosova e re do të jetë e keqe edhe për kosovarët, e lëre më për shqiptarët e Preshevës”.

Mobi Casa

“Ju mos prisni që të ketë diçka të mirë prej Thaçit, kur ju tha: Përse se keni mbrojtur lapidarin, shiheni serbët se si i mbrojnë barrikadat’, ka thënë Imeri.

Në anën tjetër, deputeti nga radhët e PDK-së, Fadil Demaku ka thënë se deputetët e Vetëvendosjes janë të prirë që edhe eklipset kur ndodhin ta fajësojnë kryeministrin Thaçi.

Ai ka theksuar se institucionet duhet të jenë të kujdesshme për të realizuar të drejtat e shqiptarëve atje në mënyrë institucionale. /Telegrafi/