Hidromorava

Ymeri: Prioritet i imi rinia e Artanës

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Më lejoni të shpreh një mendim dhe vlerësim timin për rininë tonë, e në këtë rast, edhe për rininë e komunës së Novobërdës. Ne kemi një rini të shëndosh, ambicioze, një rini të mrekullueshme e cila është e gatshme të përballet me sfidat e jetës, por që pret organizmin dhe përkrahjen e të gjithëve, e sigurisht edhe të institucioneve qendrore dhe atyre lokale u shpreh Bajrush Ymeri.

Në Artanë është mbajtur një konferencë mbi prezantimin e Rezultateve të hulumtimit me temë “Ligji për fuqizimin dhe pjesëmarrje të të rinjve dhe sfidat e të rinjve në komuna”.

Në këtë konferencë mori pjesë Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri, përfaqësues të organizatës Porta, Kryetari i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal , Fadil Llapashtica si dhe përfaqësues të të rinjve në Komunë të Novobërdës.

Ahmet Tahiri përfaqësues i organizatës Porta theksoi se qëllimi i kësaj konference është që të bëhet prezantimi i Rezultateve të hulumtimit me temë “Ligji për fuqizimin dhe pjesëmarrje të të rinjve dhe sfidat e të rinjve në komuna” ku si prioritet i këtij hulumtimi ka qenë se sa janë të informuar të rinjtë e kësaj komune rreth strukturave rinore ekzistuese, a janë të informuar rreth projekteve rinore komunale dhe se a janë të kënaqur me punën e komunës,sa kanë të rinjtë njohuri rreth Ligjit për fuqizim dhe pjesëmarrje të të rinjve si dhe problemet me të cilat ballafaqohen të rinjtë.

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri tha se angazhimet tona të përditshme dhe intensiteti i punëve nuk na jep kohë dhe hapësirë të mjaftueshme të merremi me këtë çështje mjaft të ndjeshme, pra rininë tonë. “Më lejoni të shpreh një mendim dhe vlerësim timin për rininë tonë, e në këtë rast, edhe për rininë e komunës së Novobërdës. Ne kemi një rini të shëndosh, ambicioze, një rini të mrekullueshme e cila është e gatshme të përballet me sfidat e jetës, por që pret organizmin dhe përkrahjen e të gjithëve, e sigurisht edhe të institucioneve qendrore dhe atyre lokale” u shpreh Ymeri.

UBT

Ai tha se nga moment i ardhjes sime në krye të komunës së Novobërdës, për herë të parë, në kategorinë e subvencioneve për rininë, kemi ndarë një shumë solide mjetesh dhe kjo shumë rritet për çdo vit. “Me këto mjete përkrahen OJQ-të dhe organizimet tjera rinore gjatë një viti fiskal. Me këto fonde modeste organizohen shume veprimtari kulturore e sportive të të rinjve tanë. Po ashtu, me fondet e IPA-së kemi ndërtuar një shtëpi kulture e sporti, të mrekullueshme, ku të rinjtë tanë zhvillojnë aktivitetet e tyre. Në këtë shtëpi Këshillit të Veprimit Rinor Lokal të Novobërdës, ia kemi dhënë një zyrë dhe gjitha infrastrukturën tjetër të nevojshme për funksionim” tha Ymeri.

Ymeri tha se Komuna e Novobërdës, zotohet se do të jetë përkrahëse e përhershme e rinisë, përkrahëse e interesave të tyre dhe nxitëse e organizimit dhe veprimtarisë së rinisë sonë.

Ndërsa, Fadil Llapashtica Kryetar i Këshillit të Veprimit Rinor Lokal në Novobërdë tha se që nga themelimi i KVRL-së jemi angazhuar që të përmirësojmë gjendjen e rinis së sonë me anë të projekteve të të ndryshme. “Ne jemi krenar që përmes angazhimeve tona kemi arritur të lobojm problemet dhe nevojat e rinis së Novobërdës në nivel të kënaqshëm pran institucioneve Lokale dhe Qendrore si dhe donatorëve të ndryshëm.

KVRL – ja ka qen gjithmonë e angazhuar në grupet punuese , dhe për këtë ne jemi falënderues Kryetarit dhe Kuvendit Komunal për krijimin e hapësirës për pjesëmarrje në grupet punuese siç kanë qenë , Plani zhvillim dhe Urbane komunale, Doracaku komunal, Strategjitë të ndryshme komunale” tha ai etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.