ARKATANA

Ymeri: Prej sot ndahen rrugët e opozitës, nuk ka bashkëpunim

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se prej sot nuk ka bashkëpunim në mes tri partive opozitare.

Ymeri tha se AAK e Nisma kanë vendosur që tash e tutje kundërshtimin e tyre ta vazhdojnë pa Vetëvendosjen. Ky vendim u bë i ditur pas takimit të të sotëm të kryetarëve të tri partive opozitare.

Ai në një intervistë në emsionin “Argument Plus” që do të transmetohet sonte ka thënë se vendimet e njëanshme të AAK-së kanë ndikuar në ftohjen e raporteve në mes opozitës.

ARKATANA

“Kemi pasur disa momente të vendimeve të njëanshme kryesisht të AAK-së, të cilat e kanë dëmtuar kauzën tonë të përbashkët. Shkuarja e Haradinajt tek Presidentja ka qenë njëri prej momenteve që e ka dëmtuar kauzën e kundërshtimit dhe rezistencës”, ka thënë Ymeri, transmeton Telegrafi.

Ai ka ripërsëritur se nuk do t`i bashkohen protestës së 14 majit të thirrur nga AAK-ja.

“Nëse nuk ndodh një dakordim i ri ne nuk do të marrim pjesë”, u shpreh Ymeri./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.