RCCOLA

Ymeri : Pozitive për Artanën zgjedhja e liderëve nëpër fshatra

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Bajrush Ymeri ka thënë se këto këshilla do ta ndihmojnë shumë komunën e Artanës sepse përmes këtyre këshillave kemi mundësi të njihemi me problemet dhe prioritetet që kanë fshatrat e Artanës.

Në takimin në Pasjak morën pjesë Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri, komisioni i përzgjedhur nga kuvendi komunal, përfaqësues nga Projekti Zvicër-Kosovë për qeverisje dhe decentralizim LOGOS si dhe qytetarë të interesuar.

Duke folur para pjesëmarrësve Skender Avdyli tha se pjesëmarrja dhe gatishëmria e qytetareve është e mirë dhe inkurajuese edhe për vet institucionet komunale. Nga ky tubim edhe janë dhënë emrat për anëtarë të këshillit të fshatit .

Pas votimit anëtarë të këshillit të fshatit u zgjodhën Isak Behluli, Miftar Osmani, Jashar Ahmeti, Nijazi Shemsedini, Naim Ahmeti, Avdil Zeqiri dhe Hajdin Behluli.

Uji Dea

Pas votimit kandidati i votuar për lider të fshatit Pasjak u zgjodh Isak Behluli i falënderoi bashkëfshatarët për besimin e dhënë dhe premtoi që do të punojnë së bashku me bashkëfshatarët për të mirën e këtij fshati.

Ndërkaq Bajrush Ymeri ka thënë se këto këshilla do ta ndihmojnë shumë komunën e Artanës sepse përmes këtyre këshillave kemi mundësi të njihemi me problemet dhe prioritetet që kanë fshatrat e Artanës.

Ymeri është shprehur i kënaqur me pjesëmarrjen masive të fshatrave dhe të vet banorëve si dhe mundësia që ata kanë për të zgjedhur liderin e tyre./rajonipress/