ARKATANA

Ymeri: Politikanët e negociatave, mohues të shtetësisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, është kritikuar nga Lëvizja Vetëvendosje për “ndarjen e pronësisë dhe buxhetit të Kosovës”.Me krijimin e “Zajednicës”, siç i referohet Lëvizja Vetëvendosje Asociacionit të Komunave me shumicë serbe në Kosovë, po bëhet ndarja e pronave. “E këtë ndarje po e duan më së shumti Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe Edita Tahiri”, ka thënë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri.

“Këta politikanët e negociatave me Serbinë, konkretisht Isa Mustafa, Hashim Thaçi dhe Edita Tahri, janë mohuesit kryesorë të Republikës së Kosovës. Në raport me pronën, raport ky themeltar i shtetësisë, Qeveria e Kosovës ka lëvizur nga fakti, i cili thotë se prona padiskutueshëm është e Republikës së Kosovës. Në opinion thotë se ‘mendojmë’ se prona është e jona, mirëpo ky nuk është ‘mendimi’ i vetëm. Kjo është rruga drejt negociatave për pronën dhe kjo me të vërtetë ka qenë rruga gjatë gjithë negociatave”, ka thënë Ymeri, duke shtuar se prejse kanë nisur bisedimet me Serbinë, Republika e Kosovës është kontestuar vazhdimisht.

FIDANISHTJA

Ymeri i ka bërë këto deklarata në fillim të mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, që është mbajtur në Prishtinë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.