UBT

​Ymeri: Po të shkarkohej Jabllanoviqi… nuk do të mbahej protesta

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Shefi i Grupit Parlamentar Visar Ymeri tha se protesta filloi në ora 12, se ishte një marsh i shkurtër dhe se kur shkuam aty e pamë që policia kishte bllokuar tërë sheshin, me disa grila, që na kanë bërë ashtu siç na quajti Jabllanoviqi, “egërsira”. Ne kërkuam që grilat të hiqen, sepse hapësira publike nuk bën të bllokohet nga Policia e Qeveria, tha Ymeri.Ultimatumi ynë nuk u respektua dhe ne filluam vet që të i heqim grilat.

Me të filluar heqjen e grilave, Policia ka filluar që të sulmojë protestuesit. Ajo ka qenë jashtëzakonisht brutale.

Në konstatimin se Mustafa dhe Thaçi kanë akuzuar partitë opozitare se po duan ta marrin pushtetin me dhunë dhe se Jabllanoviqi nuk është synimi i tyre por Qeveria, Ymeri është përgjigjur:

United Hospital

“Ne i kemi thënë të shtunën edhe Isa Mustafës edhe Hashim Thaçit, shkarkojeni Jabllanoviqit, sjellni ligjin për Trepçën dhe nuk do të kishte pasur arsye për protestë. Përgjegjësia është e Qeverisë e cila i është nënshtruar Serbisë. Ne vazhdojmë të insistojmë që Jabllanoviqi duhet shkarkuar dhe Trepça duhet kthyer në ndërmarrje publike.

Ymeri ka falënderuar personelin mjekësor për një sjellje jashtëzakonisht të mirë ndaj protestuesve të sulmuar nga policia.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.