UBT

Ymeri: Pezullimi i Dialogut Strategjik mesazh i qartë nga SHBA se Kurti duhet të ndryshojë qasje ndaj Kushtetutës e pakicave

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ish-kryetari i LVV-së, Visar Ymeri, i cili tashmë drejton Institutin “Musine Kokalari”, ka thënë se vendimi i SHBA-së për pezullimin e Dialogut të Planifikuar Strategjik me Kosovën, është një lajm i keq dhe se do të ketë pasoja sidomos në aspektin e sigurisë, sundim të ligjit e zhvillim ekonomik.

Ymeri ka thënë se një lëvizje e tillë e SHBA-së ishte një mesazh i qartë edhe për Qeverinë e Kosovës, sidomos për kryeministrin Kurti se duhet të ndryshojë qëndrimet kur bëhet fjalë për Kushtetutën dhe për të drejtat e komuniteteve pakicë.

“Mendoj se është një lajm i keq për Kosovën dhe se pasojat do të jenë të mëdha, veçanërisht në aspektin e sigurisë, sundimit të ligjit, zhvillimit ekonomik, temave që ishin parashikuar. Mendoj se është një mesazh i qartë se qeveria e Kosovës, veçanërisht Kryeministri i Kosovës, duhet të ndryshojë qëndrimet e saj kur bëhet fjalë për kornizën kushtetuese të Kosovës dhe të drejtat e komuniteteve jo-shumicë. Mendoj se ky është i gjithë problemi që Kurti ka me partnerët perëndimorë, veçanërisht SHBA-në, por edhe BE-në dhe tani duket se Gjermania”, ka thënë ai për “Alternativa”

ARKATANA

Ymeri ka thënë se nuk pret që ky vendim ta afektojë LVV-në e Kurtin në zgjedhjet lokale, por në ato nacionale kurdo që të mbahen.

“Nuk mendoj se kjo do të ketë ndonjë ndikim kur bëhet fjalë për zgjedhjet lokale, por pres që do të kemi zgjedhje të përgjithshme në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm, dhe pastaj do të jetë një nga temat me ndikim në ato zgjedhje”, ka thënë Ymeri për Alternativën.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.