Uji Dea

Ymeri përkrah nismat për zhvillimin ekonomik të Artanës

/ 3 minuta lexim

Gjilan – Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri tha se çdo aktivitet që është në interes të komunës dhe qytetarëve tanë unë jap mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë e sidomos projekte të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik.

Kryetari i Komunës së Artanës Bajrush Ymeri ka pritur në takim përfaqësuesit e Institutit Riinvest Sejdi Osmani dhe Ilire Mehmeti dhe nga organizata Development Consulting Arsim Buqaj dhe Rina Mehmeti.

Ky takim si synim ka pasur që përfaqësuesit e Institutit Riinvest të prezantojnë Projektin “Fuqizimi i kapaciteteve të zhvillimit ekonomik rajonal të Kosovës” i cili do të implementohet edhe në Komunën e Novobërdës.

Sejdi Osmani, drejtor i Bordit në Institutin Riinvest tha se qëllimi i përgjithshëm i projektit është të konsolidojë dhe fuqizojë kapacitetet e regjioneve për të marrë pjesë dhe për të kontribuar në mënyrë aktive në zhvillimin ekonomik rajonal dhe të përgjithshëm të Kosovës dhe këtë projekt do ta financojë BE-ja.

Fundamenti

Përfitues të këtij projekti do të jenë zyrtarët komunal, OJQ-të rajonale, institucione arsimore dhe operatorë publik, përfaqësues të shoqatave të fermerëve dhe bizneseve, akterë relevant vendor, përfitues rural të EURED dhe BE-së.

Aktivitetet kryesore në këtë projekt do të jenë: Krijimi dhe funksionimi i Development Academy, përfshirë këtu dhe Rrjetin e eksperteve për zhvillim, krijimi i njësive për zhvillimin dhe menaxhimin e projekteve në nivel komunal, zhvillimin dhe azhurnimin e projekteve të zhvillimit ekonomik rajonal, mbështetja dhe zbatimi i projekteve të vogla të lidhura me zhvillim ekonomik, ndërmarrja e aktiviteteve të dukshmërisë dhe socializmit.

Ndërsa Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri tha se çdo aktivitet që është në interes të komunës dhe qytetarëve tanë unë jap mbështetjen dhe përkrahjen time të plotë e sidomos projekte të cilat kanë të bëjnë me zhvillimin ekonomik.
“Ne në fakt kem bërë mjaftë në investime kapitale për të përmirësuar kualitetin e jetës së qytetarëve tanë, por në zhvillim ekonomik fatkeqësisht nuk kemi mundur të bëjmë mjaftë , por jo me fajin tonë prandaj çdo nismë që ka të bëjë me zhvillimin ekonomik do të gjejë mbështetjen time dhe stafit komunal. Ne nga ky vit kem themeluar drejtorin e zhvillimit ekonomik në mënyrë që të tregojmë përkushtimin tonë për këtë segment mjaftë të rëndësishëm” ka thënë Ymeri.

Ymeri ka falënderuar BE-në e cila përmes zyrës së saj në Kosovë po mbështet projekte mjaftë të rëndësishme për Kosovën në përgjithësi dhe për Novobërdën në veçanti. “Ne kem përfituar mjaftë projekte të rëndësishme nga BE-ja dhe unë jam shumë mirënjohës” ka shtuar Ymeri./rajonipress/