RCCOLA

Ymeri: Përçarjet në VV nisën nga Albini, si fushatë për t’i eliminuar politikisht disa njerëz

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish kryetari i Vetëvendosjes Visar Ymeri nga Vetëvendosje, ka diskutuar për zhvillimet më të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje, përçarjet dhe rreshtimet por edhe opsionet e mundshme për të dalë nga kriza që ka kapluar Vetëvendosjen.

Ymeri, në RTV21, ka thënë se problemi aktual i Vetëvendosjes ka filluar nga tetori i vitit 2016.

Sipas tij kjo ka filluar si një fushatë e cila është orientuar ndaj personave të caktuar, konkretisht tek Dardan Molliqaj. Ymeri tha se kjo fushatë ka qenë me dy akuza kryesore.

“Njërën anë ka qenë akuza se njerëzit e caktuar dyshohet se o punojnë vetëdijshëm o pa vetëdijshëm për shërbime të huaja …gjë e cila nuk është faktuar kurrë dhe akuza tjetër ka qenë se ka një rehati të njerëzve nëpër pozicionet e tyre të cilët i keqkuptojnë ato pozicione sikur pushtet dhe i përdorin ato pozicione për të ushtruar pushtet përmbi organizatën, këto kanë qenë dy akuzat asnjëherë të faktuara”, tha ndër tjerash Ymeri.

RCCOLA

Visar Ymeri po ashtu potencoi se për t’i ndalur këto fushata ka përpiluar një marrëveshje bashkë me Glauk Konjufcën të cilën ia kishin ofruar Albin Kurtit , por që sipas Ymerit kjo marrëveshje nuk është përfillur.

“Deri në atë moment unë kam pasë një shpresë të jashtëzakonshme se problemi do të zgjidhet, pra kam mëndu se do të kemi mirëkuptim nga të gjitha palët sidomos nga Albini për të hequr dorë nga organizmi i kësaj fushate. Unë mendoj se Albini e ka nis edhe e ka nxit një gjë të tillë, natyrisht që nuk mund ta fajësoj për secilën mënyrë edhe secilën gjë…Ajo është nisur dhe mirëmbajtur nga Albini”, tha Ymeri.

Ai shtoi se refuzimi i kësaj marrëveshje për të ka qenë një gjë e keqe. Sipas tij po të bëhej ajo marrëveshje nuk do të ndodhin këto probleme. Ai po ashtu tregoi se kjo fushate ishte nisur për t’i eliminuar disa njerëz nga Vetëvendosje.