RCCOLA

Ymeri: Për rolin e “Vetëvendosjes” në dialog flitet në marrëveshje

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Lëvizja “Vetëvendosje” ka insistuar në respektimin e marrëveshjes që ka nënshkruar me subjektet e tjera më 22 shtator, ku asaj i jepet roli i udhëheqjes së dialogut me Serbinë, shkruan sot Koha Ditore. Ky rikonfirmim i qëndrimit të tyre vjen pas kundërshtimit të eksponentëve të Qeverisë së Serbisë, si dhe pas qëndrimit të kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, se në rast se dialogu është në nivel kryeministrash, atëherë dialogun do ta drejtonte kryeministri.

Anëtari i Kryesisë së lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, ka thënë se kjo pyetje po shtrohet çdo ditë.

Eco Higjiena

“Më duhet të sqaroj se marrëveshja e 10 shtatorit hap një horizont të ri në planin e parimeve të qeverisjes dhe konkretisht të politikës së jashtme të Kosovës. Ju i referoheni fjalorit dhe skemave që ka paraqitur Hashim Thaçi dhe bashkëpunëtorët e tij këta tre vjetët e shkuar në Kosovë. Pikërisht në pikën 5, por dhe më gjerë në marrëveshje flitet për atë se çfarë do të punohet në ringritjen e ekonomisë, politikëbërjes dhe rrjedhimisht politikës së jashtme”, ka thënë ai. (Koha Ditore)
© KOHA.net