UBT

Ymeri paralajmëron për përplasje shoqërore: Po shkojmë drejt theqafjes

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Visar Ymeri ka paralajmëruar se mënyra si po zhvillohet skena politike në vend mund të çojë në tensione serioze shoqërore.

Ai në “VV Show” tha se qytetarët duhet ta kuptojnë se situata aktuale nuk mund të vazhdojë në këtë drejtim, duke përmendur atë që e quajti tendencë për “kontroll të gjithmbarshëm” nga Albin Kurti.

Eco Higjiena

Ymeri u shpreh se nëse vazhdohet me këtë qasje, vendi rrezikon të shkojë drejt përplasjeve të mëdha shoqërore, pasi një sistem i tillë, sipas tij, nuk mund të funksionojë pa tensione.

“Qytetarët duhet me kuptu se qeshtu më nuk mujna me vazhdu. Qeshtu qysh jena tu shku duke ia plotësu edhe pse jo tërësisht, apetitin për kontroll të gjithmbarshëm Albin Kurtit. Na kemi me shku në theqafje. Sepse kontrollin e gjithmbarshëm qysh po e lyp ai, nuk bëhet pa përplasje të madhe shoqërore. Pra për me shku qatje ku po do ai me shku, kemi me pas përplasje. T ish kon Albin Kurti sikur politikanët tjerë që me thanë kqyre na garojmë në zgjedhje, marrim sa të marrim, në dalshim të parët e bëjmë qeverinë, njëherë me vehbinë , tjetrën herë me visarin, ish kon normale, por qekjo tendenca që unë ja krejt ja hiç ka me na qu me një përplasje të cilët kemi përfundu jo veç ai me hec po krejt me hec. Prandaj është koha e fundit që me i thirr mendjes”, theksoi Ymeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.