ARKATANA

Ymeri: Pa zgjedhje në veri nuk mund të themelohet Asociacioni

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Analisti Visar Ymeri ka thënë se pa zgjedhje në veri nuk mund të themelohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe.

Sipas tij, kur ka zgjedhje, trysnia për ta themeluar Asociacionin rritet më shumë.

“Kjo është në njërën anë diçka që e ka karakterizuar procesin e dialogut në përgjithësi… qartazi as Serbia nuk është e interesuar për t’i normalizuar marrëdhëniet e as që të vazhdojë procesi i dialogut. Për Vuçiqin, pa u kryer zgjedhjet në SHBA, nuk është i interesuar për procesin e dialogut. E ardhmja politike e veriut nuk po duket që do të jetë pa Listën Serbe. Pa zgjedhje në veri nuk mund të themelohet Asociacioni. Kur ka zgjedhje, trysnia për ta themeluar Asociacionin rritet më shumë”, tha ai.

Mobi Casa

Sipas Ymerit, Serbisë i konvenon zvarritja e procesit të dialogut, ngase siç thotë Ymeri, shteti serb shpreson në rikthimin e presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

“Më shumë e shoh si element i zvarritjes së dialogut… Serbisë i konvenon zvarritja sepse shpreson të rikthehet presidenti Trump, dhe me presidentin Trump, Serbia mundet që të ketë një lloj tjetër të dialogut për ta plotësuar një kërkesë tjetër që Vuçiqi e ka më për zemër, të marrë një pjesë të Kosovës. Kemi hyrë në një modus në të cilin do të ketë vetëm menaxhim të krizës deri sa të përfundojnë dy proceset zgjedhore, e para në Evropë dhe e dyta në SHBA. Nuk po më duket që ka hapësirë, kohë e vullnet që të kërkohet të zbatohet marrëveshja sepse po shihet se palët nuk po duan t’i zbatojnë”, shtoi Ymeri.

Ai thekson se palët nuk po duan t’i normalizojnë marrëdhëniet.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.