UBT

Ymeri: OKB s’mund ta formojë Gjykatën Speciale!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Lideri i ri i “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, rikonfirmon kundërshtimin e këtij subjekti ndaj Gjykatës Speciale, e cila, sipas tij, shkel mbi parimet bazë të Shtetit të Kosovës.

Në intervistën dhënë “Zërit”, Ymeri nuk i përjashton edhe protestat si mundësi për kundërshtimin e këtij mekanizmi që në “target” ka UÇK-në.

UBT

Nëse nuk kalon në Kuvendin e Kosovës, Gjykata Speciale, sipas tij, nuk mund të formohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB), pasi që OKB-ja nuk ka mandat për të formuar një gjykatë të këtij lloji.

Kryetari i porsazgjedhur i LVV-së është optimist se nën drejtimin e tij “Vetëvendosja” do të forcohet edhe më shumë, duke u profilizuar si subjekti kryesor në spektrin e politikës kosovare.