HW

Ymeri: Nuk lejojmë shitjen e ‘Trepçës’

/ 2 minuta lexim
HW

Lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje”, Visar Ymeri, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po vazhdon të qeverisë me metoda sunduese. Kurse për kryetarin e Kuvendit dhe atë të PDK-së Kadri Veselin tha se ai i kërcënoi me jetë aktivistët e “Vetëvendosjes”.

Këto komente Ymeri i ka bërë dje në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të këtij subjekti, duke thënë se edhe pak ditë bëhen një vit që Qeveria sundon me metoda sunduese.

Ymeri shtoi se sot aktivistët e “Vetëvendosjes” mbahen në burg me akuzën për “Terrorizëm” dhe me asnjë dëshmi e provë, por vetëm se janë aktivistë të “Vetëvendosjes”, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

“Premtonin se do të integrohen serbët e Kosovës, se do të na njohë Serbia, se do të ketë liberalizim të vizave, do të pranohemi në Bashkimin Evropian. Asnjëra nuk u bë nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli”, tha ai.

Më 27 tetor, sipas tij, regjimi i Kadri Veselit i kërcënoi hapur deputetët e Lëvizjes “Vetëvendosje” me jetë “me fjalinë e famshme të tij për vetëvrasje. Nuk pati asnjë tërheqje e as pendesë nga ai për këtë fjalë. Ky pra ishte kërcënim me paramendim. Tamam sikur regjim i nëntokës. Se regjimi domosdoshmërisht një pjesë të punës e kryen në fshehtësi. Nga nëntoka. Natën. Sepse nuk i duron kundërshtarët politikë. Nuk i do ata të jenë”, tha Ymeri.

ARKATANA

Sipas Ymerit, për “Vetëvendosjen” pikësynim është mirëqenia e qytetarëve. Ai u ka bërë thirrje aktivistëve që ta forcojnë Republikën dhe ta luftojnë krimin e organizuar.

Ymeri theksoi se Lëvizja “Vetëvendosje” po kuptohet drejt dhe sot është subjekt politik që ka shumë gjasa të jetë subjekti i parë.

Ymeri ndër të tjera ka folur edhe për dialogun me Serbinë, i cili, sipas tij, është ndërprerë bashkë me marrëveshjet e arritura në Bruksel.

Ai thotë se Qeveria nuk e ka mbështetjen e popullit për vazhdimin e dialogut, si dhe jetësimin e marrëveshjeve si Demarkacioni dhe Asociacioni.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.