Ymeri: Nuk duhet të lejojmë të zbehet 17 shkurti
Gjilan – Edhe pse e kemi ketë situatë, 17 shkurti nuk duhet të lejojmë të zbehet sepse punuam, luftuam e sakrifikuam shumë për këtë ditë. Me gjenerata e gjenerata të tëra dhanë shumë mund dhe shumë gjak që të jetësohet ëndrra shekullore e të gjithë shqiptarëve ku do që gjenden ka thënë Bajrush Ymeri nënkryetar i Artanës.
Jemi në prag të shtatë vjetorit të Pavarësisë së shtetit tonë të dashur, Republikës së Kosovës.
E di që ky vit dhe kjo festë po na gjenë në një gjendje më të rëndë se herave të tjera sepse situata ekonomike gjatë këtyre viteve sa vije e vështirësohej dhe si pasojë e kësaj patëm shumë momente të dhimbshme që qytetarët tanë ja mësynë rrugëve të mërgimit me shpresë se do të gjejnë kushte më të mira për familjet e tyre.
Edhe pse e kemi ketë situatë, 17 shkurti nuk duhet të lejojmë të zbehet sepse punuam, luftuam e sakrifikuam shumë për këtë ditë. Me gjenerata e gjenerata të tëra dhanë shumë mund dhe shumë gjak që të jetësohet ëndrra shekullore e të gjithë shqiptarëve ku do që gjenden.
Me këtë rast kujtojmë Presidentin tonë të dashur, simbolin e Pavarësisë së Kosovës dr.Ibrahim Rugova, familjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari si dhe të gjithë dëshmorët, martirët, viktimat si dhe të gjithë ata që dhanë kontribut të madh me aktivitete politike që të jetësohet dita e sotshme.
Po ashtu me këtë rast nuk duhet harruar pa përshëndetur edhe miqtë tanë ndërkombëtarë të cilat në momentet më të rëndësishme u rreshtuan në krahë të popullit shqiptarë për t`i ndihmuar në luftën e drejtë për Liri, Pavarësi dhe Ddemokraci.
Lavdi të përjetshme të gjithëve dhe Zoti e bekoftë Kosovën tonë të dashur dhe popullin e saj thuhet në urimin e Bajrush Ymerit./rajonipress/


