Hidromorava

Ymeri: Nga lart kanë ardhur direktivat, nuk ka rrëzim të qeverisë derisa mbaron dialogu

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Visar Ymeri ka komentuar mundësinë e rrëzimit të qeverisë. Ymeri në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se për fat të keq deri më tani në tavolinë kemi shkëmbimin e territoreve apo asociacionin.

“Opsioni i parë është shkëmbimi i territoreve që herë vdes e herë ngjallet. Ide tjetër është ideja e Asociacionit, e cila herë vdes e herë ngjallet. Opsion të tretë nuk kemi për fat të keq. Kosova do të duhej ta propozonte një opsion të tretë”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për situatën aktuale politike, Ymeri thotë se dialogu nga viti 2010 ka dëmtuar demokracinë në Kosovë.

“Nëse ka intensitet dialogu kjo qeveri nuk rrëzohet, në të kundërtën qeveri rrëzohet dhe kemi zgjedhje në vjeshtë apo pranverë”.

FIDANISHTJA

Megjithatë analisti thotë se dialogu edhe nëse tash ndërpritet ai do të vazhdojë pas një kohe domosdoshmërisht pavarësisht nëse e duam apo jo deri në njohje.

“Kurdo që mbahen zgjedhjet Vetëvendosje do t’i fitojë zgjedhjet. Mirëpo kandidati që do t’i fitojë zgjedhjet nuk e do dialogun dhe kjo përbën problem për ata që e duan dialogun që janë SHBA dhe BE…Nga lart vijnë direktivat se nuk ka rrëzim të qeverisë derisa kryhet dialogu”.

Ymeri thotë se PDK nuk është e interesuar ta rrëzoj qeverinë.

“PDK nuk po angazhohet ta rrëzojë qeverinë. Ne e dimë kur PDK angazhohet të rrëzojë qeverinë si sillet”, tha mes tjerash Visar Ymeri./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.