Ymeri: Nëse shkojmë në zgjedhje është papërgjegjësi e Qeverisë, mosfunksionimin e Kuvendit po e bën qëllimisht Kurti

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Njohësi i çështjeve politike, Visar Ymeri, ka thënë se nëse vendi shkon në zgjedhje është papërgjegjësi e Qeverisë. Pasi sipas Ymerit, në veri është situatë e tensionuar dhe Kosova është në sanksione shkaku i veprimeve të kësaj Qeverie.

“Nëse ne shkojmë në zgjedhje sot, ose gjatë këtyre ditëve, javëve ose muajve kur do të ndodhë me këtë situatë ën veri, është papërgjegjësi e madhe e Qeverisë. Sepse situatën në veri e kemi kogja shumë të tensionuar dhe jemi nën sanksione për shkak të veprimeve të Qeverisë. Dhe tash me lënë këtë situatë në veri dhe ne me shku në zgjedhje, me lënë vendin më një Qeverie teknike deri sa të bëhen zgjedhjet, të cilat mund të marrin kohë, së pari me pëfundu si zgjedhejt, pastaj me u krjiju Qeveria e re, mendoj që është papërgjegjësi”, ka thënë Ymeri në Dukagjini.

Mobi Casa

Ndërkaq, bojkotimi i punimeve të Kuvendit nga ana e mazhorancës është veprim i kryeministrit, Albin Kurti, ka potencuar Ymeri, duke theksuar se Kurti mosfunksionim e Kuvendit po e bën qëllimisht.

Sipas tij, ikja nga përgjegjësia duhet të ndëshkohet.“Nëse kjo krejt bëhet më iu ik përgjegjësive nga Dialogu, papërgjegjësia veç shkon duke u rrit e kryeministrit. D.m.th. ti shove në Bruksel e në Ohër bërë marrëveshje pastaj thu që po shkojmë në zgjedhje. Mosfunksionim e kuvendin po bën qëllimisht Kurti… sepse sot mazhoranca e bojkotu kuvendin, për një kërkesë të opozitës, e cila është kërkese e policisë dhe jo e opozitës”, ka theksuar Ymeri.