Hidromorava

Ymeri: Ndërhyrja nga Serbia në zgjedhjet në veri pati sukses

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Analisti Visar Ymeri ka theksuar se “politikisht nuk kemi pasur sukses në organizimin e zgjedhjeve, teknikisht po logjistikisht po, por ti s’i ke bindur asnjë pjesëtarë të komunitetit serb që të votojë në këto zgjedhje, s’e ke bindur që këto zgjedhje janë edhe për të”.

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se ndërhyrja nga Serbia në zgjedhjet në veri të cilat u mbajtën të dielën e 23 prillit, pati sukses.

Në RTV Dukagjini ku po diskutohet lidhur me procesin e zgjedhjeve në katër komunat në veri të vendit, Ymeri ka thënë se rezultati i të njëjtave nuk është befasi.

Ai ka theksuar se “politikisht nuk kemi pasur sukses në organizimin e zgjedhjeve, teknikisht po logjistikisht po, por ti s’i ke bindur asnjë pjesëtarë të komunitetit serb që të votojë në këto zgjedhje, s’e ke bindur që këto zgjedhje janë edhe për të”.

“Po e pranojmë, e dimë që këtu ka pasur ndërhyrje nga Serbia e cila ka pasur sukses dhe ky sukses nuk është që e ka përfunduar varësinë nga Serbia, por e ka rritur atë”, ka thënë Ymeri.

FIDANISHTJA

Analisti Ymeri shtoi se dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë që është zhvilluar në Bruksel prej vitit 2011 e deri më tani i ka pasur dy qëllime.

“Në njërën anë normalizimi në mes Kosovës dhe Serbisë dhe në anën tjetër dhe normalizimi i marrëdhënieve të brendshme. Këto zgjedhje kurrfarë shërbimi të normalizimit nuk e kanë sjellë përkundrazi mbase kanë mundur ta dëmtojnë pak tutje atë sepse besoj që një numër i konsiderueshëm i serbëve kosovarë që jetojnë në veri dhe jo domosdoshmërisht janë të kënaqur se si po e trajton Vuçiqi dhe politika në Beograd komunitetin serb këtu në njëfarë mënyre me sjelljen tonë shpeshherë edhe po ua mbyllin secilën mundësi tjetër”.

Teksa ngrit pyetjen se çfarë roli e ka ndërmend të luajë plani franko-gjerman, Ymeri thotë se “nëse zgjedhjet nuk mund të organizohen, nëse Serbia do të votojë kundër anëtarësimit në KiE, atëherë si do të duket ajo marrëveshje?”.

Ai ka potencuar se rruga më e mirë dhe e vetme është marrëveshja.

“Pa marrëveshje secila palë do t’i kryejë punët veta e papenguar, pa marrëveshje nuk mund të organizosh as zgjedhje në veri e lëre më diçka tjetër dhe pa marrëveshje ti nuk mund ta ndalësh Kosovën në asnjë organizatë ndërkombëtare”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.