UBT

Ymeri: Mustafa po e kupton fare mirë dëmin që ia ka sjellur vendit me këto marrëveshje

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Marrëveshjet e nënshkruara në Bruksel janë të dëmshme. Këtë po e pranojnë të gjithë. Paradoksalisht edhe Isa Mustafa, i cili me sjelljet e tij karshi këtyre marrëveshjeve qartazi po e dëshmon se e kupton fare mirë dëmin që ia ka sjellë vendit me këto marrëveshje ka shkruar Visar Ymeri.

Përndryshe ç‘kuptim kanë këto bartje fajësie herë te spektri politik votues i marrëveshjes më 2013, herë te qytetarët që ai po i quan të padijshëm, e herë te bashkësia ndërkombëtare që e ka mundësuar okupimin e veriut nga Serbia. Po të kishin qenë të mira as Isa e as Hashimi me asnjë kusht nuk do të kishin lejuar që meritat për këto të “mira” të shpërndahen gjithandej. Do të bënin çmos që t’i uzurponin ato siç e kanë zaptuar shtetin.
E kur një njeri me postin e kryeministrit nën vete, me vetëdije të plotë e dëmton vendin, atëherë kjo i bie që ose do të heq dorë nga posti, ose do ta drejtojë institucionin drejt heqjes dorë nga shteti. Isa po e bën të dytën. Gjithnjë me vetëdije.

RCCOLA

Qytetarët nënshkrues të peticionit janë më se të vetëdijshëm dhe të informuar për rrugën që po ia jep Republikës dialogu në Bruksel, i materializuar në marrëveshje, dhe Isa Mustafa. Dhe nuk po e pranojnë këtë. Edhe këta me vetëdije të plotë po i vihen në mbrojtje Republikës, tash kur qartazi krerët institucional që e kanë këtë detyrë dhe obligim, janë vënë tërësisht në funksion të mbrojtjes së “Zajednicës” së Serbisë në Kosovë.

Një proces i rrënimit dhe falimentimit të Republikës – pra publikes, kolektives, asaj që e kemi të përbashkët – nuk mund të jetë edhe demokratik. Ai kërkon domosdoshmërisht përjashtimin e qytetarëve. Ashtu siç po bën Isa, fillimisht duke i quajtur të padijshëm, të painformuar, thjeshtë injorantë, për t’i shpallur kështu të padenjë për të pasur zë në politik, deri në përjashtim të plotë nga vendimmarrja. Historia ka parë tepër shumë raste të tilla. Dhe secili prej tyre kanë përfunduar njëlloj – ‘kokëpalarët’ kanë fituar ka shkruar në fb Ymeri./rajonipress/