FIDANISHTJA

Ymeri: Mospjesëmarrja e Kurtit në takimin në Tiranë, refuzim i përgatitjes për Procesin e Berlinit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se refuzimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, që të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama në Prishtinë dhe refuzimi i drekës së përbashkët këtë të hënë në Tiranë është në njëfarë mënyrë refuzim i përgatitjes për Procesin e Berlinit.

I ftuar në emisionin “Debat Plus”, ku po diskutohet për “refuzimin”, e kryeministrit Kurti që të marrë pjesë në takimin joformal në Tiranë, Ymeri ka thënë se “kjo logjika gati se izolacioniste që po e shohim shpesh herë te Kurti, i cili pretendon që vetëm ai mbron politikën parimore dhe askush tjetër mendoj që është jashtëzakonisht e gabuar për Kosovën”.

“Kurti ka bërë gabim të madh që nuk ka shkuar në takim, pa hyrë në arsyet pse nuk ka shkuar. Kam qenë gjithnjë i kënaqur që Kosova të mos i refuzojë takimet rajonale. Refuzimi i takimit me kryeministrin Rama në Prishtinë dhe refuzimi i drekës së përbashkët sot është në njëfarë mënyrë refuzim i përgatitjes për Procesin e Berlinit. Ajo që është fakt është që sot kryeministri Kurti ka munguar në një takim me krerët rajonal i cili ka pasur për qëllim përgatitjen e Procesit të Berlinit që do të mbahet në tetor”, ka thënë Ymeri.

“Nuk ka qenë e mençur që të mungojë për atë takim atje i cili vazhdon sot e nesër. Tash po e refuzon Procesin e Berlinit, dhe është shumë keq që të mos dëgjohet Kosova në këtë takim që kanë folur për paketën e financimit, dhe aty zëri i Kosovës nuk u dëgjua fare”, shtoi më tej Ymeri.

Hidromorava

I pranishëm në këtë mbledhje ishte edhe komisionari i Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varheyli.Takimi është menduar të zhvillohet në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit, që do të mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë, më 16 tetor.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vendi i të cilit sivjet kryeson Procesin e Berlinit, ka paralajmëruar takimin joformal gjatë turneut të tij nëpër shtetet e Ballkanit Perëndimor, pak ditë më parë.

Ky takim është thënë se ka për qëllim diskutimin dhe koordinimin, për të hartuar kërkesa të përbashkëta, për t’i paraqitur në samitin e tetorit, ku pritet të marrin pjesë udhëheqës të vendeve të Bashkimit Evropian.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.