Ymeri: Mos të zmbrapsemi, ushtria duhet bërë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se Republika e Kosovës me çdo kusht duhet ta ketë ushtrinë e vet.

Ai këtë e ka thënë në Mbledhjen e 28 të Këshillit të Përgjithshëm të kësaj lëvizjeje.

“Mohimi i së drejtës për ushtri, është mohimi i së drejtës për shtetndërtim ”, ka thënë Ymeri, njofton Klan Kosova.

“Sikur asnjë vendim tjetër, nuk mund të merren në bashkëpunim me Beogradin”, ka shtuar ai.

Ymeri më tej ka thënë se ushtria duhet themeluar, parasegjithash kundrejt Beogradit, sepse Kosova duhet mbrojtur nga Beogradi.

Fundamenti

“Ligji i FSK-së nuk e ndryshon atë, vetëm se ia shton kapacitetin. Ka shumë gjëra që duhet amandamentuar në atë ligj. Ligji më shumë se për qëllimin e vet, flet për qëllimin e Thaçit”.

“Sjellja e ligjit në këtë mënyrë ka për qëllim avancimin e Thaçit”, ka pohuar Ymeri para delegatëve.

“Për shkak të rrethanave nuk ka rrugë tjetër të shkurtë, përveç zgjerimit të FSK-së. Kjo rrugë nuk është e mjaftueshme pot nuk bën të ndalemi në gjysmë”, ka theksuar ndër të tjera ai.

“Ushtri duhet bërë, sepse një dështim i saj është dështim në shtetbërje”.

“Lënia në gjysmë është rrezik i madh, më keq se sa mos të nisej fare. Do tëishte sinjal për Serbinë që Kosova nuk është gati për ta çuar përpara shtetësinë e vet”, ka shtuar Ymeri.