Ymeri: ”Marrëveshja për Asociacionin e komunave serbe është e vdekur”

Visar Ymeri ka thënë se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është e vdekur. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosjes përsëriti se marrëveshja për Asociacionin e komunave me shumicë serbe është e vdekur dhe kjo marrëveshje nuk do të jetë kurrë realitet.
Ndërsa, duke i komentuar hapat që do të ndërmerr kjo lëvizje për vazhdimin e mandatit të EULEX-it, Ymeri u shpreh se ky mision ka kompetenca ekzekutive por jo llogaridhënie në Kosovë.
“Është e qartë se ky mision ishte eksperiment që për aq vite sa është në Kosovë ka dështuar”, tha ai.
Në konferencën për media Ymeri u shpreh se ndërtimin i një lagjeje serbe në veri është rikonolizim i Serbisë. Po ashtru në këtë konferencë u tha se presin që së shpejti të kenë takim me liderin e AAK-së dhe Nismës për Kosovën.
Këto komente ai i bëri në 11 vjetorin e themelimit të Lëvizjes Vetëvendosje./zeri/