FIDANISHTJA

Ymeri: Marrëveshja duhet të plotësohet me një të re!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), duke e komentuar mundësinë e një ridizajnimi të marrëveshjes në mes partnerëve të VLAN-it, ka theksuar për Telegrafin se marrëveshja e parimeve (e 10 shtatorit) për kurs të ri të shtetit, duhet të plotësohet me një marrëveshje të re.

Ai ka thënë për Telegrafin se ajo marrëveshje (marrëveshja e parimeve, e nënshkruar me 10 shtator) duhet të plotësohet me marrëveshjen për planin dhe programin qeverisës të një qeverie të përbashkët, e gjithashtu edhe me marrëveshje për postet ministrore si bartëse të kësaj qeverisjeje.

FIDANISHTJA

“Lëvizja Vetëvendosje, do te jete pjesë e diskutimeve edhe e këtyre dy marrëveshjeve”, ka deklaruar Ymeri.

Ndryshe, gjatë ditëve të fundit është diskutuar mundësia që Blloku LAN ta ridizajnoj marrëveshjen në mes tyre, të nënshkruar pas zgjedhjeve të 8 qershorit, në të cilën parashihet që të parit të LDK-së, Isa Mustafa t’i takoj pozita e kryeparlamentarit, përderisa liderit të AAK-së t’i takoj pozita e shefit të qeverisë, ndërsa partnerit tjetër të Bllokut, “Nisma për Kosovën”, pozita e zëvendëskryeministrit. /Telegrafi/