Uji Dea

Ymeri: LVV i selekton anëtarët që i dënon, më afër Kurtit shpëton

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Analisti Visar Ymeri ka deklaruar se ishte “joafërsia” e asamblistit Besnik Mujeci me Kryeministrin Kurti ajo që e bëri më lehtë të dënueshëm nga subjekti partiak.

Në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, Ymeri bën një krahasim të individëve të LVV-së dhe qasjes së subjektit partiak ndaj atyre antarëve. Krahas kësaj, ai kujton edhe një fjalim të Kurtit në Kuvend që sipas tij, bie ndesh me veprimet ndaj ish-asamblistit Mujeci.

“Kur u arrestua Krasniqi ne e kemi pasur një fjalim të Kurtit në Kuvend i cili përpos se thoshte se është luftë speciale e Prokurorisë kundër LVV-së, nuk mund të shpallet fajtor pa thënë Gjykata. Besnik Mujecin po e shpallin menjëherë fajtor..pse? sepse kjo po ndikon menjëherë në imazhin politik. Pastaj, ky nuk person i afërt me Kryeministrin Kurti sepse nuk është në Qeveri, rrjedhimisht më lehtë i dënueshëm. Sa më afër Kryeministrit, më vështirë i dënueshëm bëhesh sepse lidhja me Kryeministrit është më e fortë”, ka deklaruar ai.

Tutje, Ymeri thekson se LVV përdorë standarte të dyfishta, veprim të cilin e konsideron edhe si problem të tyre.“Ky është problemi i LVV-së dhe itharëve të saj. Që përdorin standarte të dyfishta në secilin rast varësisht se për kë flasin. Nuk po them se e bën dallimin në mes pozitës dhe opozitës por e bëjnë edhe brenda LVV-së. Ka rëndësi se cili je për të ditur gjykimin publik që do të marrësh. Për shembull për Rozetën flasin ndryshe, për Martin Berishaj flasin ndryshe, për Nagip Krasniqin flasin ndryshe…kështu e ka qëndrimin lideri, pastaj edhe të tjerët”, ka deklaruar ai gjersa ka ritheksuar më vonë se “LVV po përdor standarte të dyfishta edhe në pushtet”.

Fundamenti

Ai konsideron se komisioni disiplinor që vendosi përjashtimin e Mujecit nga LVV-ja ishte edhe i padrejtë duke qenë se deklarata e tij nuk ishte e pranishme.Mujeci dyshohet se bashkë me katër persona të tjerë kanë tentuar të transportojnë 11 mijë e 300 tableta ekstazi MDMA, vlera e të cilës arrin 400 mijë euro.

Mujeci, sic raporton Policia e Shqipërisë, kishte transportuar lëndë narkotike duke i përdorur autoubusët në sezonën turistike nga Kosova në Shqipëri.“Pasi dërgesat arrinin në Tiranë, transportoheshin me autovetura të marra me qira në Tiranë dhe në qytete të tjera, kryesisht bregdetare, dhe vendet e shkëmbimit caktoheshin në vende publike me shumë lëvizje dhe fluks njerëzish. Për arritjen e marrëveshjeve me shpërndarësit e drogave sintetike në Shqipëri, trafikantët kërkonin pagesa paradhënie, ose edhe lënien e automjeteve si garanci”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Nga Lëvizja Vetëvendosje kanë bërë të ditur më herët të martën se kanë nisur procedurat diciplinore ndaj asamblistit Mujeci.

Gjatë ditës, nga LVV kanë bërë të ditur se Mujeci është shkarkuar nga të gjitha strukturat e partisë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.