Hidromorava

Ymeri: Ligji kushtëzon privatizimin e Trepçës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri duke folur rreth projektligjit për Trepçën fillimisht ka folur për rëndësinë e saj në ekonominë e Kosovës, në të kaluarën.

“Ky kompleks industrial ka pas për qëllim që resurset jo vetëm të fisnikërohen por edhe të përpunohen në produktet finale. Që këto produkte të mbeten në Kosovë dhe të përfitojë Kosova. Në atë kohë Trepça i ka pasur rreth 20 mijë të punësuar, nëpër forma të ndryshme”.

Sipas tij, e ardhmja e Trepçës (sipas projektligjit) është për ta shitur atë pjesë-pjesë.

ARKATANA

“Sikur hajni që vjedh veturën dhe e shet pjesë-pjesë”, ka vlerësuar Ymeri.

Për këtë sipas tij, po kërkohet që të bëhet edhe miratimi shpejt e shpejt.

“Ta miratojmë sot shpejt e shpejt në lexim të parë dhe në të dytin dhe pastaj ta shesim atë. Ky është qëndrimi i Qeverisë karshi Trepçës. Nuk po them që ka me u shit nesër, por shumë shpejt. Sepse ligji e kushtëzon privatizimin e saj”, ka thënë ndër tjerash Visar Ymeri. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.