UBT

Ymeri: LDK pavetëdijshëm po futet në diskursin e LVV-së

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-deputeti Visar Ymeri thotë se LDK në raport me zgjedhjen e presidentit është treguar e pavendosur e që, sipas tij, kjo po i kushton.“Shenjat e para që ka dhënë LDK, që mbase ndryshon qëndrim, e ka bërë atë si parti që mund të ushtrohet trysni. Pra e kemi parë edhe javën e kaluar që presioni publik ndaj LDK-së ka qenë më i madh në raport me të tjerët”, deklaroi ai në “Debat Plus”.

Ymeri thotë se LDK nuk ka pasur asnjë borxh ndaj Vjosa Osmanit.“Të dy palët kanë përfituar nga njëri-tjetri [LDK-Osmani] në të kaluarën”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Mobi Casa

Ish-deputeti thotë se LDK po futet në diskursin e Lëvizjes Vetëvendosje.“LDK pavetëdijshëm po futet në diskursin e LVV-së. Këta po thonë ose Vjosa Osmani ose zgjedhje. Ndërsa LDK po pozicionohet për zonjën Osmani. Nuk është se AAK ose PDK po i presin krahë hapur zgjedhjet, mirëpo LDK ka treguar se po frikësohet më së shumti”.

Analisti thotë se Veliu apo Selmanaj duhet të sakrifikohen kësaj radhe për të mirën e partisë dhe t’i mbështeten shumicës për të qëndruar në sallë për Vjosa Osmanin.“Nëse partia ka vendosur se votimi i Osmanit është për të mirën e saj, Veliu apo Selmanaj duhet të sakrifikohen për të mirën e LDK-së”, tha ndër të tjera Visar Ymeri.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.