Eko Higjiena

Ymeri: LDK në Artanë është e fuqishme, me ikjet e fundit u pastrua dega

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Dega e LDK-së në Novobërdë njofton opinionin publik se kalimet e sotshme të disa anëtarëve të kryesisë së LDK-së në PDK-ë kanë qenë të pritshme duke e pasur parasysh tradhtitë që ja kanë bërë dy nga këta anëtarë degës së LDK-së në Novobërdë gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013 thuhet në reagimin e degës së LDK-së në Artanë rreth kalimeve të fundit të katër aktivistëve të saj në PDK.

Dega e LDK-së në Novobërdë njofton opinionin publik se kalimet e sotshme të disa anëtarëve të kryesisë së LDK-së në PDK-ë kanë qenë të pritshme duke e pasur parasysh tradhtitë që ja kanë bërë dy nga këta anëtarë degës së LDK-së në Novobërdë gjatë zgjedhjeve lokale të vitit 2013.

Qytetarët e Komunës së Novobërdës e dinë mirë rastin se sa e kanë dëmtuar procesin Adem Abazi dhe Gani Mustafa të cilët vetëm e vetëm për interesa të ngushta personale kanë bërë biseda të fshehta për të rehatuar veten në pozita politike duke bashkëpunuar ngushtë me Listen Serbe për ta dëmtuar rëndë çështjen shqiptare.

Adem Abazi njihet mirë se nga rrjedhë dhe nuk na habit fare fakti se bënë tradhti të tilla sepse ai tradhtinë e ka në shpirt, por dëshirojë të ju them se ai nuk i nevojitet as PDK-së e as askujt, atij më së shumti i shkon për shtati SPS-i , ai aty e ka vendin sepse ka punuar shumë për këtë parti kohëve të fundit.

Sa i përket Gani Mustafes nuk është aspak shqetësuese sepse i njëjti e ka matë veten në popull në zgjedhjet lokale të vitit 2009 dhe ka marrë vetëm 19 vota dhe as vet nuk është i vetëdijshëm sa është i manipuluar.

Fundamenti

Dega e LDK-së në Novobërdë ka dal aq e fuqishme në të gjitha zgjedhjet lokale dhe parlamentare dhe që nga viti 2007 e këndej vazhdimisht ka korrë fitore bindëse dhe kështu do të ndodhë edhe në të ardhmen.

Dega e LDK-së në zgjedhjet e fundit lokale për asamble komunale ka marrë rreth 80% të votave ndërsa kandidati i LDK-së për kryetar komune ka marrë 90% të votave të komunitetit shqiptar duke e renditur të fundit degën e PDK-së me vetëm 170 vota.

Pra po shihet se cila është fuqia e PDK-së në Novobërdë, prandaj për ne nuk janë shqetësuese këto kalime sepse ne edhe ashtu në mbledhjen e fundit kemi diskutuar për largimin e tyre nga LDK-ja.

I gjithë opinioni publik i Kosovës është i njoftuar me rastin tonë prandaj ne jemi të kënaqur që më në fund u pa se kush e ka dëmtuar fitoren e shqiptarëve në Novobërdë dhe ju ka ndihmuar Listes Serbe që të fitojnë prandaj mirë është që më në fund u nda shapi nga sheqeri që thotë populli thuhet në reagimin e Bajrush Ymerit kryetar i degës së LDK-së në Artanë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.