Ymeri: LDK në Artanë do të angazhohet fuqishëm për të mirën e qytetarëve
Gjilan – Bajrush Ymeri kryetar i LDK-së në Artanë thotë se pas kompletimit të kryesisë së re janë zgjedhur edhe dy nënkryetarët e degës dhe sekretari. Jam i bindur që kjo kryesi në këtë përbërje e zgjedhur në mënyrë demokratike do të angazhohen fuqishëm për të mirën e qytetarëve të komunës së Artanës tha Ymeri.
Dega e LDK-së në Artanë e ka kompletuar udhëheqjen e saj duke zgjedhur edhe dy nënkryetarët e degës dhe sekretarin e saj.
Kreu i saj në Artanë Bajrush Ymeri është optimist se LDK në Artanë do të jetë zëri i fuqishëm i interesave të qytetarëve të saj. “Jam i bindur që kjo kryesi në këtë përbërje e zgjedhur në mënyrë demokratike do të angazhohen fuqishëm për të mirën e qytetarëve të komunës së Artanës”.
Ymeri thotë se tani LDK në Artanë mbetet subjekti më i besueshëm dhe më i fuqishëm, meqë ka pasur një transparencë të plotë në zgjedhjet e saja të brendshme dhe kudo ka pasur interesim të qytetarëve për t`ju bashkangjitur programit dhe konceptit të LDK-së. “Kemi rritje të elektoratit dhe prurje e ardhje të reja në shtëpinë e madhe të quajtur LDK” tha Ymeri./rajonipress/


