FITORJA

Ymeri: LDK ka potencialin të jetë partia që është “ndryshe”, kjo s’bëhet duke qëndruar në hijen e Qeverisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Analisti, Visar Ymeri ka vlerësuar se Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka potencialin të jetë një parti “ndryshe”.

Ymeri ka vlerësuar se një arritje e tillë e LDK-së nuk do realizohet nëse e njëjta, qëndron nën hijen e Qeverisë aktuale dhe peng i së kaluarës politike të saj.

“LDK ka potencialin për me qenë kjo parti politike e cila është ndryshe. Që na pikturon një të ardhme ndryshe për Kosovën prej asaj që mundemi me pa me qeverisjen Kurti, por kjo nuk bëhet, për mendimin tim, duke u mbajtur e duke rënë peng e së kaluarës politike. Dhe në anën tjetër, duke qenë në hijen e Qeverisë ose pushtetit. Këto janë dy elementet qenësore që shpresoj të adresohen në ‘rrugën e re’ dhe përmes programit të LDK-së”, ka vlerësuar Ymeri në “Debat Plus” të RTV Dukagjini.

FITORJA

Ndërsa, kryetarja e Forumit të Gruas të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, ka deklaruar se plani i LDK-së i paprezantuar akoma jep përgjigje për shumë çështje të cilat sipas saj, nuk po marrin përgjigje nga Qeveria Kurti.

“Rruga e re për Kosovën do të jetë platforma që LDK është duke e ndërtuar pasi ka diskutuar me krejt grupet e shoqërisë civile, mediave… Kemi ndërtuar një program që do paraqes një vizion komplet të ri për Kosovën. Që ka zgjidhje për krejt problemet konkrete, është i studiuar dhe nuk është program propagandues e popullist. E kemi ndërtuar vizionin. Jemi duke e përfunduar procesin zgjedhor dhe do ta kemi një konventë të prezantimit të programit tonë. Mendoj se do jetë platforma me përkrahjen më të madhe të qytetarëve. Zgjidhje konkrete për secilin deparatment, të të gjithë sektorëve…”

“Kemi përgjigje se si të menaxhojmë librat në mënyrë më efektive, të mos përfundojnë fëmijët pa libra me 1 shtator. Kemi përgjigje për digjitalizim, për përkrahjen e sektorit të IT-së, për investime… Por jo platforma duke krijuar propaganda, pasiguri për investitorë”, ka deklaruar ajo. /Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.