GRANDEMALL

Ymeri: Kuvendi vendos për përfaqësim në dialog

/ 2 minuta lexim
FITORJA

​Nënkryetari i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri, ka thënë në Info Magazine në Klan Kosova se tani për tani nuk ka mandat askush që të përfaqësojë Kosovën në dialog me Serbinë në Bruksel.
Ymeri ka pohuar se është Kuvendi organi që mund t’ia japë dikujt legjitimitetin për përfaqësim, ose jo.

“Dialogu po vazhdon dhe ne e kemi një person që po shkon në Bruksel pa kurrfarë mandati dhe pa diskutuar fare me pjesën tjetër. Ka pasur takim të shumta që nuk dimë se çfarë po diskutohet. Nuk bën të shkojmë në dialog të papërgatitur, pa e ditur se cilat tema duhet t’i flasim”, ka deklaruar Ymeri.

“Kuvendi duhet të jetë organi vendimmarrës dhe drejtues i dialogut, nga Kuvendi duhet të nisë çdo gjë. Kuvendi vendoset në pozicionin e vendimmarrjes, sepse nuk mund ta krahasojmë dialogun me Serbinë si aktivitet normal”.

“Kuvendi së pari duhet ta miratojë një platformë – nëse është e mundur konsensuale – ose me dy të tretat e deputetëve. Dialogu në Bruksel deri tani i ka prodhuar Kosovës probleme të mëdha”.

Hidromorava

“Nga historiku i negociatave që nuk ka pasur transparencë fare, ne kemi propozuar që ta kemi një procedurë tjetër, Kuvendi përcakton platformën për temat që fliten dhe temat që nuk fliten – vijat e kuqe”.

Sipas Ymerit, procesi deri tani është absolutisht jo legjitim dhe ideja e PSD-së është që Kuvendi ia kthen legjitimitetin.

“Kushdo që shkon në Bruksel nuk ka mandatat për të diskutuar për asgjë. Kuvendi do të duhej të vendoset për përfaqësim”.

“Republika e Kosovës ka një nevojë të jashtëzakonshme që ta përmirësojë dhe ta dinamizojë integrimin, bashkëjetesën dhe bashkëpunimin e qytetarëve brenda Republikës. Ta kemi një territor të integruar dhe një shoqëri dinamike. Ky lloj dialogu sikur tani rrezikon që ta thellojë etnizimin në vend se ta shtrojë rrugën për integrim”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.