Fundamenti

Ymeri: Kurti po mundohet që procesin e dialogut ta arrijë me disa fitore të vogla

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mundohet që procesin e dialogut ta arrijë me disa fitore të tjera të vogla duke përfshirë zbatimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave.

Analisti Visar Ymeri, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po mundohet që procesin e dialogut ta arrijë me disa fitore të tjera të vogla.

Sipas tij, njëra nga këto fitore të vogla është edhe zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për çështjen e targave i cili do të bëhet në tri faza, që fillimisht parashihen vërejtjet, ndërsa pas tri javëve edhe gjoba për ata që nuk e zbatojnë kërkesën.

“Po të ishte një afat deri në gjashtë muaj, nënkuptohet si afat kur mundet optimalisht procesi i dialogut, por nuk mund të përfundojë. Kryeministri Kurti po mundohet që procesin e dialogut ta arrijë me disa fitore të tjera të vogla dhe njëra nga to do të ishte zbatimi i plotë i marrëveshjes për targat. Nuk mendoj se atij i duhen fitoret e vogla kur e ka mundësinë për fitore të madhe. Nuk ka nevojë të kërkojë për këto fitore të vogla”, ka thënë Ymeri në RTV Dukagjini.

Uji Dea

Ai ka theksuar se çdo gjë që ndërmerr tani e tutje Qeveria, sipas tij ka lidhje në procesin e dialogut.

“Çdo gjë që bëjmë tash e tutje në këtë raport ka vetëm lidhje në procesin e dialogut në përgjithësi. Nuk ka më hapësirë që të merremi me targat dhe këto marrëveshje, nivelin e zbatimit të tyre sepse kemi hyrë në një fazë përfundimtare të procesit të dialogut”, shtoi Ymeri.

Ndryshe, duke filluar nga një nëntori e deri më 21 nëntor masa do të jetë ajo e qortimit, pastaj nga 21 nëntori për dy muaj, deri më 21 janar, do të jetë masa e gjobitjes.

Nga 21 janari do të ketë targa provuese për dy muaj të tjera, pas të cilës datë më 21 prill nuk mund të ketë më targa ilegale në qarkullim.