HW

Ymeri: Kurti ka kërkuar ndihmë te Radojiçiqi për UÇK-në, nuk ka dashur të negociojë me partitë shqiptare

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Analisti Visar Ymeri, ka komentuar çështjen e bisedës së Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radoiçiqin dhe mënyrën se si janë koordinuar te agjenda legjislative, konkretisht te Projektligji për Pagën Minimale dhe votimi i kandidatëve për një pozitë të gjyqtarit në Gjykatën Kushtetuese.

Sipas Ymerit, për ligjet që lidhen me luftën e UÇK-së dhe veteranët, duhet një konsensus mes partive politike shqiptare, pavarësisht nëse ato janë në pushtet apo opozitë, raporton Paparaci.

Ai mori një rast kur ishte vetë deputet, dhe shtoi se marrëveshjet për këto tema janë arritur përmes dialogut me partitë shqiptare dhe jo përmes ndërhyrjes së komuniteteve joshumicë.

Eco Higjiena

“Kur e ke mundësinë, sepse e ka pas mundësinë dhe vazhdon ta ketë mundësinë, se këtë gjë ne i kryejmë me grupet politike shqiptare, gjithë ka pas në Kuvend edhe tentim dhe është arrit që për ligjet që kanë të bëjnë për luftën e UÇK-së me pas konsensues me shqiptarë pavarësisht a janë kanë në opozitë apo pushtet partitë politike. Na kemi diskutu, edhe ligjin për veteranët kam qenë deputet kur është diskutu, kemi pas konsensues, kemi arrit marrëveshje, na ka kontaktu qeveria e atëhershme, na kanë thanë na vyn kjo votë”, tha Ymeri në “VV Show”.

Ai kritikoi Albin Kurtin që ka kërkuar ndihmë te Milan Radoiçiqi në vend që të negocionte me partitë shqiptare.

“Përkundër që janë kanë në koalicion kushtetueshmërisht të obliguar me komunitetin joshumicë serb dhe komunitet tjera, marrëveshja është ba me shqiptarë, për këto tema. Për tjerat boni çka të doni. Ky bash për këtë temë ka shku ka lyp ndihmë të Milan Radojiçiqit. Se nuk ka dasht me fol me PDK-LDK-AAK. Nuk ka dasht, se nuk mendoj se nuk kishin mujt me u marrë vesh”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.