UBT

Ymeri: Krerët institucional janë kundër vullnetit për pavarësi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se krerët institucional janë vendos kundër vullnetit politik të qytetarëve të Kosovës për Referendumin e vitit 1991, kundër luftës së Ushtrisë Çlirimtare dhe kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Sipas Ymerit krerët e shtetit të Kosovës këtë e kanë bërë përmes zhvendosjes në procesin e dialogut me Serbinë, proces ky i cili sipas tij është në funksion të rrënimit dhe falimentimit të Republikës së Kosovës. Këtë vlerësim, kreu i Vetëvendosjes e ka dhënë përmes një postimi në profilin e tij në “facebook”.

Ky është postimi i plotë i kreut të Vetëvendosjes, Visar Ymeri:

Uji Dea

Më 30 shtator të vitit 1991 përfundoi referendumi për Republikën e Kosovës si shtet i Pavarur dhe Sovran. Në referendum, i cili kishte nisur më 26 shtator, dolën 914.802 qytetarë, (87.01 % të qytetarëve me të drejtë vote), prej të cilëve Republikën e Kosovës si Shtet të Pavarur dhe Sovran e kërkuan 913.705 qytetarë (99.87 %), ndërsa KUNDËR saj votuan 1657 sosh.

Po ky popull i Republikës, më 1997, u organizua në Luftën Çlirimtare të udhëhequr nga UÇK-ja kundër okupimit nga Serbia për ta çliruar Republikën e vet dhe për ta jetësuar sovranitetin dhe pavarësinë. Më 2008 Republika u rishpall, këtë radhë nga Kuvendi pa referendum, dhe pa asnjë lidhje institucionale e juridike me vullnetin e popullit të shprehur më herët në referendum dhe më vonë në Luftën Çlirimtare, madje as duke i njohur ato formalisht, a përmendur për kurtoazi.

Sot krerët institucional janë zhvendosur në një proces negociatash e koncesionesh ndaj Serbisë, funksioni kryesor i të cilit është rrënimi dhe falimentimi i Republikës, duke e vendosur kështu veten në kundërshtim të drejtpërdrejtë të këtij vullneti politik. Më 1991 ishim nën okupim klasik, të egër, kolonialist nga Serbia, dhe organizuam referendum. Tash e 16 vjet në liri referendumi po na ndalohet. Nuk mund të jesh njëkohësisht PËR Referendumin e vitit 1991 dhe PËR “Zajednicën”! Nuk mund të jesh njëkohësisht PËR Luftën Çlirimtare dhe PËR “Zajednicën”! Nuk mund të jesh njëkohësisht PËR Republikën dhe PËR “Zajednicën”