Hidromorava

Ymeri: Kosova e Re, shtrenjton rrymën

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Norma e kthimit të interesit kapital prej 21 për qind për kompaninë “ContourGlobal”, e cila do bëjë ndërtimin e termocentralit të ri “Kosova A”, është shumë e lartë dhe një normë e tillë nuk ekziston askund më botë.

Kështu ka thënë kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, gjatë një konference për media ku akuzoi Qeverinë e Kosovës se nuk është aspak transparente sa i përket detajeve më të hollësishme rreth kësaj kompanie dhe rreth marrëveshjes që është bërë me të.

Sipas Ymerit, nëse e shikojmë historikun e këtij projekti del se ai ka pasur shumë ndryshime gjatë viteve, varësisht nga rrethanat dhe qeveritë të cilat kanë qenë në pushtet. Ai tha se nga një termocentral gjigant që ka qenë i paraparë të ndërtohet në fillim prej 2100 megavatësh, tani është shndërruar në një termocentral 500 megavat energji elektrike.

Sa i përket normës, ai thotë se edhe pse Qeveria e Kosovës e ka ulë këtë interes prej 27 në 21 për qind, prapë se prapë është skandaloze.

“Fillim isht kërkesa ka qenë nga “ContourGlobal” që norma e interesit të jetë 27 %, që i bie 27 % kthim në kapitalin e investuar dhe kjopër qindje natyrisht që reflektohet në çmimet dhe tarifat e energjisë elektrike që i paguajnë qytetarët dhe pas disa negociatave Qeveria e Kosovës paska arritur që të zbres këtë normë nga 27 për qind në 21.5 për qind, duke e quajtur këtë një sukses jashtëzakonisht të madh të negocimeve dhe duke e relativizuar kështu papranueshmërinë e kësaj norme kaq të madhe të kthimit në investim. 21 % është normë jashtëzakonisht madhe e kthimit të interesit në investim. Askund në botë nuk mund të marrësh 21 % normë të kthimit me investimin tendë, në çfarëdo forme të investimit”, ka thënë ai.

Për shkak të kësaj norme të madhe të kthimit të interesit, Ymeri duke iu referuar shoqatave joqeveritare “KOSID” dhe “INDEP, tha se çmimi i energjisë elektrike do të rritet për 50 %. Një gjë e tillë do të ndodh edhe për shkak të kamatës që do të kthehet për kreditë e marra nga kjo kompani për investimin e pjesës tjetër të termocentralit “Kosova e Re”.

RCCOLA

Ndërsa, sa i përket asaj se janë premtuar 10 mijë vende të reja të punës gjatë ndërtimit të këtij objekti, i pari i Vetëvendosjes tha se edhe një gjë e tillë është mashtrim i radhës, siç ka ndodh me mashtrimet e tjera gjatë fushatave elektorale.

“10 mijë vende të punës që i ka deklaruar Qeveria, është njëri prej mashtrimeve të radhës siç ishin 120 mijë vende të punës në fushatë, siç ishin PDK me 200 mijë vende të punë, siç ishte 4 mijë punëtorë që do të punësoheshin në projektin e autostradës “Betellenka”, edhe me këtë Qeveria thjesht po mashtron. Sepse me ndërtimin e Termocentrali t të tillë, nuk do të ketë asnjë mënyrë, pra asnjë mundësi, kjo duke u bazuar në të dhënat e ekspertëve vendorë që të punësohen kaq shumë persona dhe të punojnë në të. Së pari fuqia punëtore duhet të jetë tejet e specializuar dhe këtë duhet ta kemi parasysh”, tha Ymeri.

Përveç këtyre, Ymeri tha se ndërtimi i termocentralit të ri i paraparë me këtë plan të Qeverisë do të ulë edhe fleksibilitetin e energjisë elektrike.

“Sipas ekspertëve vendas ky 500 megavështi i cili do të jetë një bllok që është paraparë të ndërtohet për prodhim të energjisë elektrike shkon ndesh jo vetëm me strategjinë e Republikës së Kosovës e cila është miratuar në kuvend, ku thuhet se termocentrali në Kosovës duhet të jetë me kapacitetin më të madh po shkon nd esh edhe me një specifikë mjaftë të rëndësishëm të sektorit të energjisë. Kjo në vend që ta rris fleksibilitetin e energjisë elektrike, do të thotë në vend që të kemi blloqe të voglapër ta arritur këtë fleksibilitet, ne po ndërtojmë një bllok të madh i cili do ta rëndojë edhe më shumë situatën e energjisë elektrike në vend në momentine nevojave për prodhim shtesë”, tha ai.

Ymeri tha se me ndërtimin e “Kosova e Re” po shkojmë drejt një privatizimi të plotë të energjetikës dhe Kosova do të humb nga kontrolli sektorin i cili është parakusht i ekzistimit të një shteti sovran dhe modern./