UBT

Ymeri: Kosova e ka pasur inflacionin më të madh në rajon

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-deputeti Visar Ymeri ka deklaruar se Kosova e ka pasur inflacionin më të madh në rajon.

Në RTV Dukagjini, ku u diskutua për qeverisjen e kryeministrit Albin Kurti, Ymeri ka thënë se ajo që kreu i ekzekutivit po bën është shumë problematike.

“Kjo lojë më shifra është e tepërt, atë që po e bën Kurti është problematike sepse po e shpërfaq një realitet alternativ, duke i përdorur shifrat në mënyrën qysh i konvenojnë. Tregimi që po do të tregojë për veten si kryeministër i suksesshëm, veçanërisht në fushën e ekonomisë, ku ka më së paku suksese”, tha ai.

“Në Kosovë dallimi në çmimet e ushqimit dhe veçanërisht sasisë së parave që qytetarët i shpenzojnë për ushqim është dukshëm më i madh krahasuar me rajonin”, shtoi ish-deputeti.

Fundamenti

“Përgjatë viteve të inflacionit, Kosova e ka pasur inflacionin më të madh krahasuar me krejt vendet e rajonit. Arsyeja pse ne sot marrim më shumë të hyra në vlerë nominale është për shkak të rritjes së çmimeve”, shtoi Ymeri.

Për këtë, Ymeri thotë se nuk mund ta quaj sukses ekonomik.

“Ky nuk është sukses ekonomik. Në kohë krizash me u krekos që po merr shumë para për buxhet është mosnjohje bazike e ekonomisë, sepse kjo po i bie që po i varfëron qytetarët, dhe çka po bën Kurti, po i jep në formën e subvencioneve”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.