Ymeri: Klani Pronto e ai i Isa Mustafës pësuan debakël
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se ata që tentuan të manipulojnë u përmbysen vet. Thotë se Klani Pronto e ai i Isa Mustafës pësuan debakël.
Ky është postimi i tij:
“Klani Pronto e ai i Isa Mustafës pësuan debakël”, ka thënë Ymeri, përcjellë Klan Kosova.
“U bënë bashkë në zgjedhje kundër VETËVENDOSJE!-s. Mbetën bashkë edhe pas zgjedhjeve.
Tentuan të manipulojnë, të mashtrojnë, të shpifin. Përdorën analistë e media, PZAP-in e KQZ-në”.
“Deshën ta përmbysin vullnetin popullor e qytetarë”, ka shtuar ai.
“Por u përmbysën vet.
U poshtëruan. Dhe nuk do të ngriten kurrë.
Tash e tutje vetëm në panik do të mbesin.
Ju ka ardhur fundi.
Urime Prishtinë!
Urime Prizren!
Urime Shpend!
Urime Mytaher!”, ka shtuar ai.


