Mobi Casa

Ymeri: Kjo Kosovë nuk është ajo për të cilën dhanë jetën Jasharajt

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, bashkë me përfaqësuesit e tjerë të këtij subjekti, kanë bërë homazhe sot tek varrezat e familjes Jashari në Prekaz.

Ymeri me këtë rast, ka thënë se 28 Nëntori nuk është vetëm datë e së kaluarës, raporton Zëri.info.

“Të rënët për lirinë e Kosovës, të rënët për bashkimin e kombit, sakrifica e familjes Jashari në krye me Adem Jasharin është dëshmi që 28 nëntori nuk është vetëm datë e së kaluarës por është edhe projekt i së ardhmes”, është shprehur ai.

Mobi Casa

Ymeri më tej, ka thënë se gjithë këta dëshmorë që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës na mësojnë edhe si jetohet edhe si dashurohet.

Kurse, ka vlerësuar se Kosova e tanishme nuk është aspak ajo për të cilën kanë dhënë jetën Jasharajt dhe gjithë dëshmorët e tjerë të Kosovës.

“Kjo Kosovë që po e shohim sot është shpërputhje flagrante me Kosovën për të cilën kishin rënë familja Jashari dhe gjithë dëshmorët. Asnjë prej tyre nuk e ka menduar që në Kosovën e pavarur do të ketë të arrestuar politikë, që e humbin jetën në burgje dhe nuk do të ketë kurrfarë përgjegjësie”, ka potencuar ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.