ARKATANA

Ymeri kërkon urgjentisht seancë të jashtëzakonshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, ka thënë se dialogu me Serbinë nuk duhet të vazhdojë tutje.

Pas vendimit që presidenti dhe kryeministri i Kosovës të shkojnë në Bruksel për të biseduar me palën serbe, ai ka kërkuar që të mbahet urgjentisht sanacë e jashtëzakonshme, raporton Zëri.info.

Ndërkohë, është shprehur i vendosur se Thaçi e Mustafa nuk kanë mandat për dialog.

Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e tij:

Hidromorava

Pas gjithë këtyre dëmeve, rreziqeve, kërcënimeve, trenave, mureve, ndarjes e krimit, për Thaçin, Mustafën e Veselin prapë dialogu me Serbinë qenka zgjidhja. Dialog pa kurrfarë kushti, nënshtrues e poshtërues për Kosovën. Që drejtohet nga të nënshtruarit, të shantazhuarit e të poshtëruarit.

Në asnjë mënyrë nuk bën që tash të vazhdojë dialogu. Kjo përveç se e ndihmon Serbinë dhe e cenon Republikën, është edhe shpërblim për të gjitha ndërhyrjet e reja që Serbia i ka bërë në Kosovë prej murit te treni, prej Brezovicës te Trepça, prej Listës serbe te UNESCO.

Nuk ka alternativë përveç fuqizimit të Republikës e bashërendimit kombëtar. Këto nuk bëhen bashkë me Nikoliqin e Vuçiqin, por në përballje kundër politikave të Serbisë në përgjithësi.

Mustafa e Thaçi nuk kanë mandat për këtë dialog. Nuk mund të shkojnë në Bruksel pa folur fare për këtë gjë në Prishtinë. Ne kërkojmë seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje. Kjo seancë duhet të mbahet që sonte dhe grupi parlamentar i Lëvizjes VETËVENDOSJE! po angazhohet për mbledhjen e nënshkrimeve për organizimin e saj./zeri

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.