Fundamenti

Ymeri: Kemi evidentuar të gjitha nevojat e fshatrave të Artanës

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në organizim të zyrës Regjionale të OSBE-së është organizuar një takim me liderët e këshillave të fshatrave. Pjesëmarrës në këtë takim përveç përfaqësuesve të fshatrave ishte edhe Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri dhe Kryesuesja e Kuvendit Komunal Shefkije Mehmeti.

Bajrush Ymeri ka thënë se kemi bërë një punë të madhe me zgjedhjen e jua.“Ne filluam procesin e zgjedhjeve të këshillave të fshatrave para tre muajve dhe për neve ka qenë një proces jashtëzakonisht i rëndësishëm, sepse është dashtë ta përmbushim edhe këtë kërkesë që ka dal nga ligjet dhe mua më vjen mirë që i gjithë procesi ka rrjedh mirë, interesimi ka qenë mjaft i kënaqshëm nga qytetarët dhe qëllimi jonë është që të kemi një bashkëpunim të mirë sepse bashkërisht ne mundë të bëjmë shumë prandaj unë ju ftoj që të jeni shumë aktiv në këtë drejtim”.

Ai tha se në takimet që keni mbajtur më herët ju keni prezantuar kërkesat që duhet të realizohen nëpër vendbanimet e juaja dhe ne i kemi evidentuar të gjitha me një raport dhe do të kemi parasysh kërkesat e juaja që në vazhdim të fillojmë t`i financojmë u shpreh Ymeri.

UBT

Ndërsa , Afrim Nesreti zyrtar nga OSBE-ja bëri prezantimin e raportit të pyetësorëve i cili është plotësuar në teren. Sipas tij ky prezantim është rezultat i monitorimit dhe raportimit të rregullt të ekipeve në terren të OSBE-së për sa i përket bashkëpunimit të komunave me strukturat nën komunale.“Anketat janë shpërndarë nga OSBE-ja në 34 komuna për të mbledhur informata për statusin e bashkëpunimit ndërmjet komunës dhe fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane dhe perceptimin komunal për rolin që mund ta luajnë këta këshilla. Anketa kishte për synim sigurimin e më shumë informatave për fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane, kontekstin historik, kornizën legjislative, buxhetin komunal për këshillat e fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane; bashkëpunimin me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe donatorët, anët forta dhe dobëta si dhe rekomandimet komunale” tha Nesreti.

Rezultatet sipas tij janë pranuar nga 30 komuna. Janë mbajtur rreth 45 intervista sy më sy me zyrtarë komunalë dhe përfaqësues të këshillave të fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.

Në mënyrë që përfaqësuesit e këshillave të fshatrave të jenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësuesit e fshatrave komuna ka siguruar nga një telefon, numër telefonik dhe nga 3 € mbushje për çdo muaj dhe ka bërë rrjetëzimin që të kontaktojnë gratis me gjitha institucionet komunale duke përfshirë të gjithë zyrtarët komunal, shëndetësinë, Arsimin, Shërbimet Publike etj./rajonipress/