FITORJA

Ymeri: Kalaja shumë shpejt do ta merr pamjen e merituar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Bajrush Ymeri nënkryetar i Artanës është më meritori që tashmë kanë filluar punimet në restaurimin e Kalasë së Artanës. Edhe në takimet e mëhershme, por edhe tani ai është treguar i kujdesshëm dhe shumë aktiv për të investuar aty. Shpresojë shumë që ky projekt do të përfundon shpejt dhe Kalaja e Artanës më në fund do ta merr pamjen e merituar dhe vizitorët që po janë të shumtë të kenë çka të shohin thotë Ymeri.

Bajrush Ymeri pothuajse çdo vizitor që është i rëndësishëm mundohet ta ofrojë tek Kalaja e Artanës. Kështu ka ndodhur edhe me vizitën e Besart Dreshajt këshilltar në Qeverinë e Kosovës me të cilin kwtw tw dielw e ka vizituar Kalanë dhe ka parë nga afër punimet.

UBT

Ymeri tha se lokaliteti arkeologjik i Kalasë së Novobërdës, përfaqëson një nga asetet më të veçanta të trashëgimisë kulturore të Republikës së Kosovës dhe të qytetarëve të saj. “Ky qytet antik flet zëshëm për qytetërimin e lashtë të paraardhësve tanë dhe meriton të ruhet e të çmohet nga të gjithë” thotë Ymeri.

Ymeri tha se punimet janë duke u zhvilluar dhe se ai personalisht është angazhuar shumë për këtë projekt dhe ajo që po ndodhë tani aty është rezultat i takimit të tij me zotin Christof Stock, shef i operacioneve në zyrën e Komisionit Evropian në Kosovë. “Së bashku me zoti Stock dhe zotin Alan Packer patëm vizituar Kalanë pothuajse cep më cep. Përderisa unë ja shpjegoja historinë e Kalasë së Artanës z. Stock, më premtoi që do të më ndihmonte rreth këtij projekti mjaft të rëndësishëm për ne. Me vjen mirë që sot punët janë duke u zhvilluar dhe ky projekt mjaft jetik për ne dhe turizmin rural është kah realizohet. Shpresojë shumë që ky projekt do të përfundon shpejt dhe Kalaja e Artanës më në fund do ta merr pamjen e merituar dhe vizitorët që po janë të shumtë të kenë çka të shohin” tha Ymeri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.