Hidromorava

Ymeri ka një alternativë për Specialen!

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, ka treguar edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pse partia e tij është kundër Gjykatës Speciale.Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ai ka thënë se nuk janë vetëm dy alternativa: ajo e votimit të Speciales nga Kuvendi i Kosovës dhe ajo e bërjes së saj nga ana e OKB-së.

“Është edhe një alternativë tjetër, që ta kemi një mekanizëm brenda sistemit të gjyqësisë së Kosovës i cili nuk do ta cenonte sovranitetin e vendit dhe njëkohësisht nuk do të paraqiste drejtësi selektive”, ka thënë Ymeri.

Hidromorava

Tendenca për ta rikthyer edhe njëherë në Kuvend çështjen e Gjykatës Speciale, pasi që i është thënë jo, për Ymerin është e papranueshme.