Hidromorava

Ymeri: Ka ngurrim të madh nga Kurti për ta vendosur reciprocitetin me Serbinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Ish-deputeti Visar Ymeri ka folur për vizitën e Kurtin në Bruksel dhe procesin e dialogut.

Ymeri në “Debat Plus” thotë se Kurti ka dhënë shenja që nuk do të pengojë procesin e dialogut dhe do të merr pjesë në të.

“Po e shohim që ka një ngurrim të madh të Qeverisë Kurti për ta vendosur reciprocitetin. Nuk është siç ka thënë në fushatë Kurti se ndër çështjet e para do të jetë vendosja e reciprocitetit. Nuk po flet më për nevojën për të qenë të barabartë me Serbinë e kështu me radhë por këtë po e vendos në kuadër të rregullave të CEFTA-s”, tha ai, përcjell Telegrafi.

Duke folur për dialogun Ymeri thotë se është shqetësuese që edhe me Kurtin ndërmjetësuesit e BE-së para qytetarëve të Kosovës po e mësojnë pozicionin e qeverisë për dialogun.

FITORJA

Ymeri thotë se dialogu nuk po rifillon por është vazhdim i atij të mëparshëm.

“Duhet ta kemi të qartë se SHBA e as BE nuk e konsiderojnë këtë rifillim të dialogut por vazhdim të tij”.

Ish-deputeti thotë se dialogu është i domosdoshëm nëse duam njohje nga Serbia.

“Mbështetësit më të mëdhenj të Kosovës dialogun po e shohin si një dritare për të arritur më lehtë te njohja nga Serbia”, tha ndër të tjera Visar Ymeri./Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.