Ymeri: Isa dhe Hashimi nuk mund të lajnë borxhet e tyre me Kosovën

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka thënë se Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi nuk mund të lajnë borxhet e tyre ndaj Serbisë me territorin e Kosovës.
Lexoni një pjesë të fjalimit të tij:
205 mijë qytetarë nënshkruas të peticionit i kanë shpallur marrëveshjet të vdekura. Gjykata Kushtetuese më vonë e vërtetoi se zajednica e përmbys rendin kushtetues. Ata po vazhdojnë me të njëjtën. Po vazhdojnë t’ia rrezikojnë territorin me demarkacion dhe zajednicë. Gënjyën dhe e shkelën kushtetutën për zajednicë. I burgosën qytetarët dhe deputetët për zajednicë e po dëshirojnë ta mbajnë veten në pushtet me zajednicë. Borgjet e tyre personale Isa dhe Hashimi nuk mund t’i lajnë me territorin e Kosovës.