UBT

Ymeri inkurajon qytetarët dhe zyrtarët për të rritur pagesën e tatimit në pronë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Duke u mobilizuar dhe duke i kryer obligimet të cilat i kemi ne, duke e paguar tatimin në pronë ne bëhemi pjesë e përpjekjeve për ta përmirësuar cilësinë e jetesës në komunën tonë, tatimi në pronë është taksë vjetore komunale, të hyrat nga tatimi në pronë nevojiten për zhvillimin e infrastrukturës dhe jetesës më të mirë në komunën tonë është shprehur Bajrush Ymeri.

Në kuadër të Fushatës për rritjen e të hyrave vetanake në Komunën e Novobërdës Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri mbajti takim me gjithë zyrtarët komunal për inkurajimin e pagesës së tatimit në pronë.

Kryetari i Komunës Bajrush Ymeri theksoi se ky takim është në vazhdën e takimeve tjera si rezultat i planit të veprimit që është aprovuar për rritjen e të hyrave vetanake dhe shprehet thellësisht i interesuar që në bashkëpunim me programin e USAID-it- DEMI të mbështetë fushatën për ngritjen e nivelit të grumbullimit të të hyrave vetanake.

ARKATANA

“Duke ju falënderuar qytetarëve të kësaj komune në vitin 2008 dhe vitin 2011 ne si komunë jemi shpërblyer nga USAID/DEMI me dy shpërblime që janë dhënë dhe niveli i grumbullimit të hyrave vetanake ka shënuar trende pozitive dhe atë gjatë vitit 2012 komuna e Novobërdës ka realizuar të hyra në masë 145% më shumë në krahasim me vitin 2011. Duke u mobilizuar dhe duke i kryer obligimet të cilat i kemi ne, duke e paguar tatimin në pronë ne bëhemi pjesë e përpjekjeve për ta përmirësuar cilësinë e jetesës në komunën tonë, tatimi në pronë është taksë vjetore komunale, të hyrat nga tatimi në pronë nevojiten për zhvillimin e infrastrukturës dhe jetesës më të mirë në komunën tonë”u shpreh Ymeri.

Ndërsa Drejtori i Drejtorisë së Financave, Ekonomisë dhe Zhvillimit Gani Mustafa theksoi se jemi duke bashkëpunuar ngushtë me Programin DEMI rreth ngritjes së përformancës në rritjen e të hyrave vetanake, e sidomos në tatimin në pronë, prandaj dhe donatorët në këtë rast USAID-i gjithherë referohet në inkasimin dhe përformancës në tatim dhe kërkoj nga të gjithë zyrtarët komunal që të mobilizohemi dhe t`i inkurajojmë edhe qytetarët e tjerë që ta paguajmë tatimin në pronë ka thënë Mustafa./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.