Uji Dea

Ymeri ia përkujton Halitit të VV-së: Ke shkelë mbi nënshkrimet e 200 mijë qytetarëve

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në vitin 2015 u mblodhën mbi 200 mijë nënshkrime për të kundërshtuar marrëveshjet e arritura me Serbinë, që përfshinte edhe marrëveshjen për energjinë. Kjo marrëveshje nisi të zbatohet nën Qeverinë Kurti, kur u arrit pajtueshmëri me Serbinë.

E këtë peticionin ia rikujtoi deputetit të VV-së, Enver Haliti, ish-kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, i cili, i tha se “ka shkelur” mbi nënshkrimet e qytetarëve, kur e kanë zbatuar këtë marrëveshje.

“Lexoje peticionin e viti 2015, për energji jemi duke fol. Mos u mundo me i ik temës. Për energji kemi mbledh peticion, mbi 200 mijë qytetarë kanë thanë mos e zbatoni. Ti e ki zbatu marrëveshjen e energjisë edhe e ki shkel votat e 205 mijë qytetare. 205 mijë qytetarë që i kemi shti me zor në Kuvend, të kujtohet, ti e ki shkel”, i ka thënë Ymeri, deputetit të VV-së, në Debat Plus të RTV Dukagjini.

Eco Higjiena

Ndërsa, Haliti tha se takimi i së mërkurës në mes të kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, mund të përcaktojë në heqjen apo mosheqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës.

“Agjendën nuk e di, përndryshe Kosova nuk e ka luksin që të humbë mbështetjen që është ndarë për Ballkanin Perëndimor. Edhe heqja e masave konsideroj që lidhet me pjesëmarrje ose mospjesëmarrjen e Kosovës në këtë takim të nesërm”, ka thënë Haliti.

Për këtë takim ka folur edhe vetë Kurti, i cili ka theksuar se do të jetë në funksion të rikapitullimit trevjeçar të procesit të dialogut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.